Perdorimet alternative te kastravecit qe nuk i njihni

Kastraveci eshte nje nder perimet me te preferuar te stines se veres. Eshte i fresket, ka pak kalori dhe shume lende ushqyese si vitamin C, vitamin B, hekur, kalcium dhe acid folik. Mund ta konsumojme ne sallata te fresketa me perime te tjera, ne sanduiçe ose pite arabe.
Sidoqofte ka menyra te tjera per ta perdorur ate ne jeten tone te perditshme perveç gatimit dhe dietes.
1.Beni qe mjetet tuaja te çelikut te shkelqejne
Perdorni nje fete kastaraveç per te ferkuar enet tuaja prej çelikut te pandryshkshem pas larjes. Ata do te shkelqejne ne moment. Te njejten gje mund ta beni dhe me rubinetat e lavamanit, vaskes, ose te atyre gjerave qe kane humbur shkelqimin.
2.Pastroni muret nga njollat me shkumesa me ngjyra
Ne nje shtepi me femije, muret e ndotura me boje jane nje fenomen i zakonshem. Per t’i pastruar ato shpejt dhe me efikasitet, gjithçka qe duhet te beni eshte te merrni nje kastravec, ta qeroni dhe te ferkoni vendin ne mur ku ndodhet njolla.
3.Pasqyra
Para banjes tuaj merrni nje fete kastravec dhe ferkoni te gjithe siperfaqen e pasqyres. Ne kete menyre pas banjes pasqyra nuk do te mjegullohet nga avujt e ujit.
4.Beni qe dyert te mos kercasin
Nese dyert ose dritaret tuaja kercasin, ferkoni menteshat me nje fete kastraveci. Vetem se kjo eshte e mjaftueshme per te ndalur kercitjen.
5.Hiqni qafe eren e gojes
Vendosni nje fete kastarveci ne goje dhe lereni per 1-0 minuta. Fryma juaj nuk do te mbaje me ere te keqe dhe perveç kesaj do te keni nje ndjenje freskie ne gojen tuaj.
6.Ulja e celulitit
Sipas hulumtimit 80 deri 90 % e grave kane celulit dhe e verteta eshte se eshte e pamundur ta heqesh qafe plotesisht ate. Ekzistojne kremra dhe produkte te ndryshme ne treg per te trajtuar celulitin, por gjeja me e thjeshte per te bere eshte te ferkoni nje fete kastravec ne zonat e prekura. Perseriteni rregullisht dhe celuliti do te zvogelohet.
7.Lehtesoni djegien nga dielli
Sidomos ne fillim te veres eshte me e lehte te digjeni nga ekspozimi ne diellin e nxehte. Per te lehtesuar dhimbjet e djegies, mund te vendosni feta kastraveci ne vendet e djegura.
8.Veti anti-inflamatore qe luftojne fryrjen e syve
Kastraveci ka veti anti-inflamatore qe luftojne fryrjen e syve. Vendosni nje fete kastraveci ne secilin sy, lereni te veproje dhe shume shpjet do te dukeni me te relaksuar dhe te fresket.
LEXO TE NGJASHME



















