Paralajmerimi i shpikesit te vaksines, Kujdes! Ky variant i ri mund te shkaktoje valen e katert

Gjate nje konference te merkuren, personi qe shpiku vaksinen e pare, Ugur Sahin paralajmeroi se ekzistonte mundesia qe Covid-19 te rikthehej. Sahin tha se ekziston mundesia qe perhapja e variantit Delta te riktheje Covid-19, shkruan Barron’s.
Rikujtojme se varianti delta ka shkaktuar shperthimin me te keq ne Indi dhe gjithashtu perben rreth 50% te rasteve ne Mbreterine e Bashkuar.
“Kjo eshte nje arsye per te qene me vigjilent ndaj virusit, nese nuk jemi mjaftueshem te kujdesshem, ne disa rajone mund te kemi nje vale te katert te Covid,” tha Sahin.
Nje rezultat i tille mund te shmanget nese qeverite lehtesojne masat gradualisht. Rishikimi dhe vleresimi i te dhenave te Covid-19 siç jane normat e infeksionit eshte gjithashtu thelbesor, tha ai.
“Nese numri i rasteve ka shenuar renie kjo eshte diçka pozitive, por nese shifrat do te shenojne rritje, kjo do te shkaktoje nje vale tjeter”.
Rreth 16% e popullsise globale eshte vaksinuar plotesisht, sipas Bloomberg. Sipas nje studimi te fundit, vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca mbrojne kunder shtrimit ne spital per shkak te variantit Delta.
Qendrat Amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve e kane cilesuar mutacionin Delta si nje variant shqetesues. Varianti eshte me infektues dhe me rezistent ndaj vaksinave. Sipas Sahin, do te jete e nevojshme qe personat te marrin nje doze te trete ose nje perforcues, pasi nivelet e antitrupave zvogelohen gjashte muaj pas vaksinimit te plote, raporton abcnees.al
Duke e cilesuar shperndarjen e vaksinave ne vendet ne zhvillim dhe me te ardhura te uleta si nje detyrim, Sahin tha se BioNTech dhe partneri i vaksines Pfizer (PFE) pritet te prodhojne 3 miliarde doza vaksinash kete vit, nga 1.3 miliarde te planifikuara fillimisht. Gjithashtu, Sahin tha se kompania deshiron te rrise kapacitetin prodhues globalisht.
LEXO TE NGJASHME



















