U vaksinua gabimisht me 4 doza Pfizer, 23 vjeçarja pi 7 litra ujë në ditë por...

0.5polkj1620979196

23 vjeçarja nga Masa Carrara të cilës gabimisht iu injektuan 4 doza të vaksinës anti-Covid Pfizer –Biontec pi shtatë litra ujë në ditë, por vazhdon të jetë e dehidratuar.

Studentja po trajtohet nga virologu Fabrizio Pregliasco nga Universiteti Shtetëror i Milanos, i cili është shprehur: Ditë po kalojnë, shpresa është që nuk do të ketë reagime të rënda, ne jemi optimist’.

Ekspertët po hetojnë nëse dehidrimi shkaktohet në të vërtetë nga mbidoza e vaksinës. 

Studentja, e cila iu nënshtrua vaksinimit sepse ndoqi një praktikë mjekësore, vendosi të mos raportonte infermieren dhe mjekun që kryen administrimin.

" Unë nuk do të bëj asnjë akuzë penale - është shprehur ajo për  Il Corriere - por është e qartë se nëse kam pasoja të rënda në të ardhmen, dikush do të duhet të përgjigjet për dëmshpërblim."

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.