Ja pse duhet ta konsumoni këtë frut ‘magjik’

Mango është fruti më i preferuar në botë për shkak të përbërjes dhe shijes të mirë.
Mangot janë shumë të pasura në vitaminë C dhe provitamin A (beta-carotene) si dhe një burim i mirë i pothuajse të gjitha vitaminave.
Mangot përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit dhe bakrit si dhe doza të vogla të pothuajse të gjitha mineraleve.
Mangot janë një burim i madh i antioksidantëve – karotenoideve, polipfenoleve, flavonoideve, tanineve, etj.
Mango është një armë jashtëzakonisht efektive për humbjen e peshës dhe reduktimin e yndyrës së trupit në një mënyrë krejtësisht të shëndetshme.
Ajo zvogëlon ndjenjën e urisë dhe kontrollon oreksin.
Ngadalëson absorbimin e karbohidrateve pas ngrënies.
Përdoret për ruajtjen e shëndetit të sistemit kardiovaskular.
Normalizon tensionin e gjakut.
Ajo përmirëson veprimtarinë e veshkave dhe traktit gastrointestinal.
Është një nga frutat më të mira për dietat sepse përmban yndyrë të ngopur.
Mangot forcojnë dhe stimulijnë sistemin e tretjes, por nuk duhet ta teproni me sasinë, për shkak se janë të pasura me karbohidrate.



















