COVID-19/Britania e Madhe thyen rekordin, aprovon testin më të shpejtë

Autoriteti Rregullator Shëndetësor Britanik ka miratuar një test 20 sekondësh për të zbuluar koronavirusin, njoftoi sot kompania e shpërndarjes së produkteve, duke nisur një sistem kontrolli që pretendon të mund të përdoret në aeroporte, ambiente sportive dhe biznese.
Edhe pse për testet e shpejta janë ngritur shqetësime në lidhje me saktësinë, kryeministri britanik Boris Johnson i konsideron si element kryesor për heqjen e bllokimit.
Testi Virolens i zhvilluar nga iAbra në bashkëpunim me TT Electronics, është testuar në aeroportin Heathrow dhe përdor vetëm një shtupë për faringun për të mbledhur pështymën.
Kompania e shpërndarjes së provave ka njoftuar se do ta lëshojë menjëherë në treg pas miratimit nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në Brtianinë e Madhe dhe pret që të dalë për përdorim më të gjërë muajin e ardhshëm.
Sipas Histate, testet kanë treguar se testi ka një ndjeshmëri prej 98.1%, që do të thotë se prodhon disa negativë të rremë, dhe 99.7% saktësi, që do të thotë se prodhon pak pozitive false.
LEXO TE NGJASHME



















