‘Mpiksje e gjakut pas injektimit’/ EMA jep vendimin për vaksinën ‘AstraZeneca’

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA ka mbajtur konferencën për media në të cilën dha verdiktin në lidhje me vaksinën e AstraZeneca-s.
Sipas burimeve për mediat, Agjencia Europiane e Barnave ka dalë në përfundimin se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.
Sipas EMA-s, vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe se nuk ka lidhje me trompozën.
“Është e sigurt, mund të përdoret por ne do të vazhdojmë të monitorojmë”, tha EMA.
Hetimi
Agjencia Evropiane e Barnave analizoi 30 çrregullime me mpiksje gjaku midis 5 milionë njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AstraZeneca.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se po kryeshin vlerësimee të të dhënave lidhur me sigurinë e vaksinës. Ajo tha se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se sa rreziqet e saj.
“Në fushatat e gjera të vaksinimit, është e zakonshme që vendet e ndryshme të sinjalizojnë efekte të mundshme negative pas imunizimit,” tha organizata në një deklaratë. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se incidentet janë të lidhura me vetë vaksinimin, por është praktikë e mirë që ato të hetohen.”
Shqetësimet në lidhje me vaksinën nxitën një numër vendesh të BE-së të ndërpresin përdorimin e saj, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu dje besim te AstraZeneca, por vazhdoi kritikat ndaj ritmit të livrimit të vaksinave nga kompania.
LEXO TE NGJASHME



















