Ja si ta pergatisni lengun e trendafilit

Lëngu i trëndafilave na kujton fëmijërinë. Aq shumë e kemi pirë dhe aq shumë jemi kënaqur me shijen e tij. Tani sa herë ta përgatisni me recetën që ne ju sjellim për ju do ta kujtoni me shumë mall gjyshen pasi që kjo njihet si receta e gjyshes.
Çfare ju duhet:
2 filxhanë petale të trëndafilave
Një enë të qelqit
2 limontoza
Sheqer sipas nevojës
E vlojmë ujin i vendosim petalet në një enë me mbyllje, vendosim ujin e vluar e mbyllim enën dhe e lëmë të qëndrojë 12 deri 15 orë.
Pastaj marrim një enë tjetër për zierje, i largojmë petalet(mund t’i lini edhe brenda enës së qelqit), i shtojmë sheqerin dhe limontozin, fillojmë përsëri zierjen deri sa të trashet përmbajtja.



















