Vaksina e Moderna-s do të testohet te fëmijët 6 muajsh

0.8vaksina.moderna.femije

Vaksina e Moderna-s po testohet edhe te foshnjet gjashtë muajshe. Kjo do të jetë prova e parë e këtij lloji që do të përfshijë fëmijë nga 6 muaj deri në 11 vjeç.

Kompanitë e tjera si Pfizer gjithashtu kanë deklaruar se do të testojnë vaksinën tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Përmes kësaj prove, Moderna synon të zbulojë sesa efektive është vaksina te fëmijët. Si fillim, fëmijët më të mëdhenj do të marrin dozën e parë.


Sapo të merren përshtypjet e para dhe të kuptohen efektet anësore, do të vijohet me vaksinimin e më të vegjëlve. Lajmi për këtë test vjen pasi në fillim të këtij muaji u zbulua se vaksina mund të shkaktojë dhimbje te krahu për fëmijët deri në 11 ditë pas injektimit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.