Pezullohet përdorimi i vaksinës AstraZeneca në pesë vende, ja arsyeja

0.9astra1606234138

Rregullatori kombëtar i ilaçeve në Austri ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi katër pacientë pësuan mpiksje gjaku pas injektimit të dozës së parë, raporton PA.

Një person vdiq nga tromboza- formimi i mpiksjes së gjakut brenda enëve të gjakut – 10 ditë pas marrjes vaksinës së tyre, tha Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Një pacient i dytë u diagnostikua me emboli pulmonare – por është ende në kujdesin e  mjekëve.

EMA tha se aktualisht nuk ka asnjë provë që vaksina ka shkaktuar mpiksjen e gjakut pasi nuk renditet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinës.

Katër vende të tjera – Estonia, Lituania, Luksemburgu, Letonia – kanë pezulluar përdorimin e saj derisa të kryen hetimet e duhura.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.