Shfrytëzoni vetitë e kajsisë

kajsia20130723083622440577

Kajsia është një frut i pasur me minerale, rigjeneron strukturën e gjakut dhe forcon sistemin nervor, lëkurën dhe zorrët. Kajsia është një frut i mrekullueshëm i sezonit, të cilën duhet ta shfrytëzoni sa keni kohë.

Gjatë këtyre muajve organizmi aktivizon në maksimum proceset e tij të “pjekjes”. Ashtu si lulja që kthehet në frut edhe trupi i njeriut falë diellit të verës ndryshon. Ja përse është e rëndësishme që gjatë këtij procesi të marrim ushqimet e duhura, siç është fruti i kajsisë.

Bëhet fjalë për një frut të “lyer me diell”, çka e dëshmon edhe ngjyra e verdhë e saj, rrumbullakësia, por edhe nga tuli i plotë. Vetë ngjyra i jep asaj vitaminat A dhe C, që mbrojnë lëkurën nga plakja, dhe nga sëmundje të ndryshme.

Shkon me shumë ushqime

Kajsia ka një pikë të fortë që e bën një ushqim të pazëvendësueshëm. Falë ëmbëlsisë, delikatesës dhe tulit është një përbërës që shkon me shumë ushqime të tjera. Duke qenë se është një frut me shumë pak kalori është mjaft i përshtatshëm edhe për ata që duan të humbasin në peshë dhe mbi të gjitha për ata që gjatë verës duan të ruajnë linjat.

Ajo është gjithashtu mjaft e pasur me betakaroten, është mbrojtëse për sëmundje të ndryshme të mushkërive, në mënyrë të veçantë për sëmundjet që vijnë si pasojë e tymit të cigares.

Për gratë në shtatëzani, fëmijët dhe të moshuarit por edhe për të gjithë ata që e vuajnë të nxehtin, nëse papritmas ndihen të lodhur mund të shfrytëzojnë kajsinë e cila të sjell menjëherë në formë.

Të hash tre në mëngjes parandalon aneminë

Ha tre kajsi në mëngjes esëll e më pas nuk duhet të hash më asgjë për gjysmë ore. Kaq mjafton që të parandalosh aneminë, kjo sepse kajsia është e pasur me hekur.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.