Zbulohet një mutacion i ri i COVID-19 në Itali, ende nuk dihet rrezikshmëria

0.3shendeyjbnjkb

Testet për Covid po zbulojnë variante të rralla të virusit në vende të ndryshme të botës.

Agjencia italiane e lajmive ANSA ka raportuar së fundmi, se për herë të parë në Napoli është identifikuar një transformim shumë i rrallë i virusit COVID-19.

Instituti Pascal i Universitetit “Federico II” i Napolit, ka izoluar një variant Covid-i të pa hasur më parë në Itali.

Për këtë variant, bën me dije Rajoni Campania, për momentin nuk dihet forca infektuese dhe as karakteristika të tjera sikurse ndodh për shumë variante të reja të rralla virusi.

Që virusi po pëson transformim, kjo është pohuar nga shkencëtarë në të gjithë botën.

Në SHBA, kërkuesit shkencorë po hetojnë dhe kanë arritur të identifikojnë 7 variante virusi. Po ashtu, edhe në Afrikë, Britani apo Danimarkë janë konfirmuar lloje të ndryshme virusi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.