Ushqimet qe behen dhe me te shijshme kur piqen

Ditët apo netët e verës janë gjithmonë të mbushura me ndenje jashtë deri vonë dhe sigurisht këtu përfshihet dhe ushqimi. Provoni të piqni në skarë apo grillë ushqime të ndryshme? Nëse po e bëni, ruani vend dhe për disa fruta dhe perime e mos piqni vetëm mish, speca apo qofte. Ja disa prej tyre që bëhen dhe më të shijshëm kur piqen:
Shalqini
Nëse po e hani thjesht të prerë, nuk e dini se sa po humbni. Shalqini i pjekur në grillë ose skarë është super i shijshëm. Mund t'i shtoni kripë, pak vaj ulliri dhe piper nëse dëshironi.
Kivi
Ndajeni në feta jo të trasha dhe spërkateni me vaj ulliri, kripë dhe piper. Piqeni dhe mund ta shoqëroni me çfarë të dëshironi.
Banane
Ky frut karamelizohet në skarë. Mos ia hiqni lëkurën dhe priteni për së gjati. Hidhini sheqer. Hahet me lugë.
Djathi
Më i përshtatshëm është djathi i dhisë, por gjithashtu edhe mocarella, pasi merr një erë dhe shije fantastike të tymosur.
Avokadoja
Priteni përgjysmë dhe mos ia hiqni lëkurën. Lyejeni përbrenda me vaj ulliri, kripë dhe piper. Shoqërohet me mish.
Kastraveci
Perfekt për sanduiçë, salcë të bërë vetë ose guakamole. Edhe në këtë rast duhet të përdorni vaj, kripë e piper.
Proshuta
Proshuta është e shijshme në çdo rast, por e pjekur në zgarë ka një aromë të veçantë.
Mangoja
Me siguri do keni provuar të piqni pjeshkë dhe nektarina në skarë më parë. Provoni mangon. Përdorni vajin dhe specin e kuq për pak shije djegëse.
Domate
E pjekur, domatja është ushqim i një niveli tjetër. Mund ta shoqëroni me mish po ashtu të pjekur.



















