Humbje kujtese, marramendje e haluçinacione/ Këto janë disa nga dëmet që shkakton koronavirusi tek pacientët e infektuar

covid2020

Ndërsa Covid-19 po infekton gjithnjë e më tepër shumë prej nesh, shkencëtarët po shohin nga afër dëmin e çuditshëm dhe të frikshëm që mund t’i shkaktojë ai trupave tanë.

Tani, 1 vit nga nisja e pandemisë, autopsitë e thella të pacientëve me Covid-19 kanë zbuluar detaje më të mëdha të inflamacionit dhe dëmtimit të përhapur në indet e trurit.

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e simptomave të shumta neurologjike që kanë shfaqur disa pacientë, nga dhimbja e kokës, humbja e kujtesës, marramendja, dobësia trupore dhe haluçinacionet, deri në kriza dhe goditjet më të rënda.

Disa vlerësojnë se deri në 50 për qind e të shtruarve në spital me Covid-19 mund të kenë simptoma neurologjike, prej të cilave njerëzit mund t`a kenë shumë të vështirë të bëjnë edhe detyrat më të zakonshme të përditshme, si përgatitja e një vakti ushqimor.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.