Lajme të këqija për dy vaksina/ Njëra krijoi antitrupa për SIDA-n

0.6vaksinaaa

Lajme të këqija nga dy vaksina të rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri.

Vaksina eksperimentale që po prodhohet nga gjigandët e farmaceutikës Sanofi dhe GlaxoSmithKline ka treguar se nuk ofron reagim të mjaftueshëm imunitar.

Reuters thotë se kjo është një goditje e rëndë në përpjekjet për të luftuar pandeminë.

Të dy kompanitë thanë se do të nisin vitin tjetër një tjetër studim me shpresën se deri në fund të vitit 2021 do kenë prodhuar një vaksinë efektive.

Ndërkohë një tjetër goditje erdhi nga një vaksinë premtuese në Australi. Sipas BBC, testimet për këtë vaksinë u braktisën pasi pjesëmarrësit në studim morën si përgjigje rezultate pozitive për SIDA-n.

Australia kishte porositur 51 milionë doza nga vaksina që po prodhohej nga kompania CSL, por tani po sheh mundësinë që të blejë vaksina nga prodhues të tjerë.

Por çfarë ka ndodhur me këtë vaksinë? Sipas BBC, vaksina prodhonte antitrupa. Por te disa pjesëmarrës në testime ajo gjeneronte edhe antitrupa për HIV/AIDS- çka do të thotë se vullnetarët në testim rezultonin se ishin të prekur nga SIDA.

Por testimet e mëtejshme zbulonin se ata nuk ishin të prekur dhe se nuk kishin HIV në trup.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.