COVID-19/ Sa të sigurta janë përqafimet - Gjashtë mënyra për të mbrojtur veten

0.4couple 1280x7201605598512

Ndërsa shmangia e kontaktit të ngushtë me të tjerët është një ndër masat kryesore anti- covid në frenimin e përhapjes së virusit, ironia është që 2020 është një vit që ne kemi nevojë për një përfaqim më shumë se kurrë.

Sa e rrezikshme është një përqafim në epokën e COVID-19?

Kontakti ynë i parë në jetë është përqafimi: të sapolindurit vazhdimisht ndienjë një prekje kur nëna e mban ose e ushqen në gji. Dhe ndërsa përqafimi mund të na jap atë ndjenjën kryesore të lumturisë dhe sigurisë, ka prova shkencore prapa përfitimit të përqafimit për shëndetin mendor dhe mirëqenien.

Kërkimet tregojnë se kontakti lëkurë me lëkurë që nga lindja u siguron bebeve aftësinë e hershme për të zhvilluar emocione dhe aftësi shoqërore dhe zvogëlon stresin si për nënë ashtu dhe për foshnjën.

Kur përqafojmë dikë si të rritur lirohet hormoni oksitocinë i njohur gjithashtu si ''hormoni i përqafimit'', i cili forcon lidhjen, zvogëlon stresin dhe mund të ulë presionin e gjakut.

Një prekje e ngrohtë lëshon gjithashtu serotinën e cila në nivelet e ulëta së bashku me dopaminën zvogëlon stresin.

Por ditët e sotme ku kontakt është bërë një pasojë serioze, mund të ketë ndikuar në shëndetin mendor të shumë njerzve, veçanërisht tek ata që jetojnë vetëm ose në marrëdhënie të paqëndrueshme.

Pra jo vetëm që na mungojnë emocionet pozitive që ofron një përqafim, por gjithashtu na mundojnë përfitimet biokimike dhe fizike të tij.

A mund të përqafohemi dhe të jemi të sigurtë?

Siç e dimë tashmë ne mund të infektohemi me COVID-19 nga kontakti i ngushtë me një person të infektuar me koronavirus, kështu që përqafimi është i rrezikshëm nëse njeri prej tyre është i infektuar.

Por meqënëse njerëzit që janë asimptomatik dhe para –simptomatik mund të të transmetojnë virusin  dhe nga një përqafim i thjeshtë mund të ketë pasoja të rënda.

Në fund të fundit të gjithë ekspertët pajtohen se taktika më e mirë është të shmangni kontaktin fizik me njerëzit që nuk jetojnë në një shtëpi me ne.

Nëse patjetër dëshironë të përqafoni dikë, ka disa gjëra që duhet të mbani mend për të minimizuar rrezikun e  transmetimit,

6 këshilla për të zvogëluar rrezikun

Mos përqafoni dikë që ka simptoma të COVID-19.

Mos përqafoni njerëz që i përkasin grupeve me probleme shëndetësore. Pasi këta njerëz rrezikojnë më shumë nëse infektohen me COVID-19.

Kur përqafoni një person të shëndetshëm, shmangni kontaktin me faqet, duke kthyer fytyrën nga tjetri.

Mbani maskë.

Nëse është e mundur mbani frymën tuaj. Kjo do të parandalojë transmetimin ose marrjen e pikave të frymarrjes itë infektuar gjatë përqafimit.

Lani dhe dizefektoni duart gjatë përqafimit.

Mënyra tjetër për të dhënë dhe për të marrë dashuri është kontakti me kafshët që mund të ofrojnë përfitime të ngjashme të shëndetit mendor nga përqafimet, por gjithashtu rrit oksitocinën e cila është arsyeja se terepia e kafshëve tani përdoret gjërësisht tek të moshuarit ose të sëmurit.

Mbatja e ndërveprimeve dhe kontakteve shoqërore në mungesë të kontaktit të drepërdrejtë fizik mund të jetë gjithashtu e dobishme.

Mbledhja në internet mund të ketë një efekt pozitiv në gjendjen mendore dhe fizike të njerëzve gjatë izolimit.

Më në fund pandemia na ka bërë të kuptojmë vlerën e një përqafimi për herë të parë, por tani është më e sigurtë të kërkojmë mbështetje emocionale në mënyra të tjera.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.