Vaksina e koronavirusit/ Nis një tjetër testim masiv

0.6testimi1605512647

Në Britaninë e Madhe ka nisur një tjetër testim masiv për vaksinën e koronavirusit. Ky është i treti testim i madh në vend, raporton BBC.

Vaksina në fjalë po prodhohet nga kompania belge, Janssen. Ajo përdor një virus të zakonshëm të të ftohurës, i modifikuar gjenetikisht për të stërvitur sistemin imunitar.

Njoftimi vjen një javë pasi rezultatet paraprake trguan se një tjetër vaksinë ofron 90 përqind mbrojtje.

Bëhet fjalë për vaksinën e kompanive Pfizer dhe Biontech.

Megjithatë, sipas BBC, për t’i dhënë fund një pandemie janë të nevojshme disa lloje vaksinash.

Suksesi i vaksinës së Pfizer ka sjellë gëzim në mbarë botën. Megjithatë, akoma nuk është miratuar për përdorim dhe nuk dihet sa funksionon te të moshuarit dhe sa zgjat imuniteti i saj.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.