Ekspertja/ Përgatituni, së shpejti një pandemi të re po vjen

0.5614654ekspertet

Sally Davies, profesoreshë në Universitetin e Kembrixhit, ka paralajmëruar, me anë të një artikulli në “The Guardian”, se pandemia e radhës është duke ardhur dhe “koronavirusi duhet të na ndihmojë që të përgatitemi” për ta përballuar atë më mirë.

Duke përdorur fuqinë e të dhënave dhe depërtimeve të ndryshme dhe duke u përqendruar në tre rrjedhat kryesore të identifikimit, reagimit dhe rimëkëmbjes, Sfida kërkon të sjellë mënyra të reja për të parashikuar dhe parandaluar më mirë shpërthimet dhe për të përmirësuar përgjigjet ekonomike dhe sociale ndaj urgjencave shëndetësore.

“COVID-19 nuk është as e para dhe as e fundit emergjencë shëndetësore që do të ketë bota. Kolegët e mi vlerësojnë se do të kemi një pandemi ose emergjencë shëndetësore të paktën një herë në 5 vite duke nisur nga tani. Por, mund të jenë edhe më të shpeshta”, shprehet Davies.

Sipas saj, e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë kësaj të ardhmeje është bashkëpunimi mes shteteve: “Duhet të bashkëpunojmë pa parë shtetësinë e ekspertit apo vendin nga vjen”

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.