‘Covid-19 nuk do të jetë pandemia e fundit’/ Paralajmërimi i OBSH-së

0.8pandemiii

Ditën e sotme, OBSH ka lëshuar një tjetër deklaratë të kritikueshme edhe pse muajt e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e përballoi pandeminë e koronavirusit.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një deklarate për shtyp nga Gjeneva u shpreh se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të godasë botën dhe për këtë arsye iu bëri thirrje qeverive që të shtojnë investimet në shëndetit publik.

“Shëndeti publik është themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Pa një sistem shëndetësor të shëndoshë vendet nuk mund t’i përgjigjen si duhet pandemive”, u shpreh Ghebreyesus.

“Historia ka tregua se pandemitë janë pjesë e jetës. Por kur të vijë e radhës, bota duhet të jetë gati më shumë se kësaj here”, përfundoi ai.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.