Covid-19 ndikon negativisht tek individët me çrregullime të ngrënies

0.8shendet 21114

Studiuesit kanë zbuluar se pandemia Covid-19 ka një ndikim të thellë dhe negativ tek individët me çrregullime të ngrënies.

Ndërsa është e qartë se virusi është duke pasur një efekt domethënës në popullatën globale, studimi i fundit tregon se pandemia shkakton sfida shtesë, unike për individët me çrregullime të ngrënies, shkruan Klan.al.

Rezultatet tregojnë që ndryshimet në jetën e përditshme si rezultat i bllokimit dhe distancimit shoqëror mund të kenë një ndikim të dëmshëm në mirëqenien e një individi.

Studimi tregon ndikime në mirëqenien psikologjike, përfshirë ulje të  vetëkontrollit, stres dhe izolim social.

Ekipi i hulumtimit paralajmëron se pasojat e virusit tek individët me çrregullim të të ngrënit gjatë pandemisë mund të jenë të rënda, duke bërë që kushtet e disa njerëzve të përkeqësohen edhe më tepër.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.