OBSH/ Ja kategoritë e fëmijëve që duhet të pëdorin maska

Fëmijët deri në moshën 5-vjeçare nuk duhet të përdorin maska thanë dy organizatat e Kombeve të Bashkuar, UNICEF dhe OBSH.
Fëmijët e vegjël janë shumë më pak të ndjeshëm ndaj virusit dhe janë kategori që e përhapin me më shumë vështirësi virusin të personat e tjerë.
"Sipas provave që kemi në dispozicion, fëmijët e vegjël mund të kenë ndjeshmëri më të ulët ndaj infeksionit në krahasim me të rriturit, megjithatë të dhënat e disponueshme sugjerojnë që kjo mund të ndryshojë sipas moshës midis fëmijëve," thanë OBSH dhe UNICEF
OBSH i ka ndarë grupmoshat e fëmijëve sipas shkallës së rrezikshmërisë dhe ata që e përhapin më shumë virusin.
Fëmijët nën 5 –vjeç nuk duhet ta përdorin.
"Bazuar në mendimin e ekspertëve të mbledhur përmes takimeve në internet dhe proceseve këshilluese, fëmijët e moshës deri në pesë vjet nuk duhet të mbajnë maska për kontrollin e burimit”.
Ky vendim bie ndesh me deklaratën dhe udhëzimet e nxjerra nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në ShBA, të cilët kanë sugjeruar që fëmijët mbi 2-vjeç duhet të mbajnë maskë.
Fëmijët 6-11 vjeç duhet të mbajnë maska në ambiente të veçanta.
Ata janë grupe që kanë kontakte sociale më të mëdha se grupmoshat nën 5-vjeç. OBSH thotë se duhet të aplikohet një qasje e bazuar në mjediset sociale dhe kulturore që ata frekuentojnë.
Fëmijët mbi 12-vjeç do të mbajnë maska si personat e rritur.
Fëmijët mbi 12-vjeç duhet të mbajnë maska të detyrueshme sipas udhëzimeve të OBSH identike që aplikohen dhe te personat e rritur.
Maskat nuk janë I vetmi mjet që duhet të zbatohet te fëmijët për tu mbrojtur nga Covid 19, gjithashtu duhet të respektohet distancimi social dhe fizik, duhet që të dizenfektohen duart sa herë të jetë e nevojshme.
LEXO TE NGJASHME



















