Covid-19/ Sot fillon testimi i vaksinës në Romë, ja kur mendohet që mund të dalë në treg

Sot fillon testimi i vaksinës italiane kundër Covid-19 në insitutin Spallanzani në Romë.
Në program janë përfshirë 90 vullnetar të zgjedhur nga studiuesit.
"Do të jetë një vaksinë publike dhe, në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë", siguroi presidenti i Rajonit Lazio, Nicola Zingaretti.
Faza e parë e gjykimit do të zgjasë 24 javë.
Vaksina është zhvilluar, prodhuar dhe patentuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera.
Vullnetari i parë, i zgjedhur nga mijëra vullentar që morën pjesë mori dozën përmes injeksionit intramuskular, në vazhdim si do ti nënshtrohet një seri kontrollimesh të ngushta periodike që do të përdoren nga studiuesit për të verifikuar sigurinë dhe tolerancën si dhe çdo efekt anësor.
Vullnetarët, moshat, testet - Eksperimenti, i zhvilluar nga një ekip studiuesish dhe klinikësh nga Spallanzani në bashkëpunim me kompaninë bioteknike që e prodhoi atë, do të organizohet me vullnetarë në grupmoshat: 45 janë midis 18 dhe 55 vjeç vjet, më shumë mbi moshën 65 vjeç. Secili grup do të ndahet në tre nëngrupe prej 15 personash, secilit prej të cilëve do t'i jepet një dozë e ndryshme e përgatitjes.
Një pjesë e testeve do të kryhen në Qendrën e Kërkimit G.B. Rossi i Verona.
Nëse rezultatet e para të fazës 1 janë pozitive, deri në fund të vitit do të fillojnë fazat 2 dhe 3, të cilat do të zhvillohen në një numër më të madh të vullnetarëve edhe në vendet ku qarkullimi i virusit është më aktiv.
'Nëse arrijmë të jemi të shpejtë, si dhe çdo gjë të shkojë mirë, deri në fund të vitit do të përmbyllim rrugën e eksperimentimit dhe deri në pranverën e ardhshme do të jemi në gjendje ta nxjerrim në treg' është shprehur Lazzaro Spallanzani drejtor i spitalit.
LEXO TE NGJASHME



















