Gjalpin e kemi 'fajesuar' kot, ja rezultatet e studimit te fundit

Gjalpin e kemi konsideruar shpesh si “armik” të formës së mirë fizike. Por në fakt, ai është shumë i shëndetshëm dhe nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Studiuesit kanë zbuluar kohët e fundit se konsumimi i një luge gjalpë në ditë nuk ka asnjë ndikim te sëmundjet kardiovaskulare, madje mund të ketë një efekt të lehtë pozitiv në parandalimin e diabetit.
Studimi është ndër më të mirët lidhur me efektet e yndyrnave të ngopura (gjalpi) në shëndetin e njeriut dhe shton bindjen se produktet e qumështit shpesh janë “fajësuar” kot për një sërë sëmundjesh.
Studimi i Universitetit të Bostonit ka analizuar rezultatet e nëntë studimeve të mëparshme, të publikuara në 15 vende që nga viti 2005.



















