Parashikim i frikshëm, Gates: “Miliona njerëz do të vdesin deri në fundin e pandemisë Covid 19”

0.25BillGates 11747443561597909002

Miliona njerëz do të vdesin përpara se pandemia e Covid 19 të përfundoi, ky është parashikimi tmerrshëm që Bill Gates ka bërë në një intervistë për The Economist.

 Një nga filantropët më të mëdhenj në botë përmes fondacionit Bill & Melinda Gates, në një intervistë me Zanny Minton Beddoes, ka thënë se vdekjet nuk do të shkaktohen nga vetë sëmundja, por nga tendosja e mëtejshme e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomive botërore që po luftojnë me kaosin dhe problemet e theksuara që kanë dal në pah nga pandemia e Covid 19.

Gates dha edhe lajmin e mirë që një vaksinë do të jetë efikase deri në vitin 2021, ku do të arrihet imunizimi i popullsisë dhe do të nisë fillimi I fundit të pandemisë.

Fondacioni Gates ka premtuar rreth 350 milion dollarë në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të pandemisë.

Ai tha që duhet një bashkim I madh ekonomik që të parandalojmë përhapjen dhe gjetjen e një vaksine sepse kjo shumë monetare nuk mjafton.

“Ne të gjithë duhet të shpenzojmë miliarda dollar për të gjetur vaksinën në mënyrë që të shpëtojë triliona dollar dëme që po bën pandemia e Covid 19”.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.