Tershera, ja si ta perdorim per te kuruar semundje

Atershera

Frytet e tërshërës , ndryshe nga ato të drithërave të tjerë (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasur me lipide (5 %) dhe përmbajnë proteina (rreth 14 %), glucide të ndryshme (rreth 60 %), ku kryesori është amidoni (55 %). Tërshëra përmban edhe pak aveninë (ose glukovanilinë), një substancë fuqizuese (të muskulaturës së kuajve nëpërmjet eksitimit të sistemit nervor qendror) me strukturë ende të panjohur dhe një substancë estrogjene.

Tërshëra përdoret kryesisht si ushqim për kafshë dhe hyn edhe në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Ekstrakti i tërshërës përdoret në dobësitë e përgjithshme (asteni). Mielli i tërshërës ka veti antioksiduese, përbën një ushqim shumë të mirë për fëmijët, si dhe për nënat me fëmijë në gji, që nuk kanë qumësht në sasinë e duhur.

Mund të thuhet se tërshëra është mjet fuqizues, pakëson ngacmimin, ndihmon thithjen e ushqimeve, ul pak presionin e lartë të gjakut dhe qetëson sistemin nervor.

Tërshëra përdoret si sedative dhe forcuese në dobësi fizike e nervore, pengon veprimtarinë e rritur të tiroides, përdoret në pagjumësinë që vjen nga lodhja, në humbje të oreksit etj., si dhe për kurë dietetike.

Supa me tërshërë, në sajë të mucilagjeve përkatëse është një ushqim i mirë për ata që kanë kaluar sëmundje të rënda.

Përgatitja dhe përdorimi

Dy lugë gjelle me tërshërë kokërr zihen në dy gota me ujë derisa lëngu të shterrojë përgjysmë, i cili pihet gjatë ditës i ndarë në tri pjesë të barabarta.

Kundër kapsllëkut dhe majasellit përdoret në mëngjes esëll dy ose tri filxhanë me kafe të përgatitur me tërshërë të kaurdisur, të pluhurosur, ku mund të shtohet sheqer dhe pak qumësht.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.