Vaji i temjanit, si ta perdorim dhe kur eshte i sigurt

Kur të blini vaj temjani, sigurohuni që keni zgjedhur vaj esencial 100% të cilësisë më të lartë. Gjithashtu, nuk duhet ngatërruar vaji esencial i temjanit me vajrat aromatikë.
Vajrat esenciale vijnë nga bimët, ndërsa vajrat aromatikë janë të krijuar artificialisht dhe shpesh përmbajnë kimikate sintetike. Edhe pse kanë erë të mirë dhe janë më pak të shtrenjtë, nuk ju japin përfitimet terapeutike të vajrave organikë.
Sipas Bimë Medicinale, efektet e vajit të temjanit mund të fitohen duke e aplikuar lokalisht, duke e nuhatur, duke e thithur përmes lëkurës ose duke e gëlltitur në sasi të vogla. Për lehtësim të dhimbjeve, thjesht masazhoni zonat e prekura.
Ju gjithashtu mund të spërkasni disa pika në një leckë të pastër dhe të thithni aromën ose ta shtoni në vaskën tuaj. Vaji i temjanit mund të aplikohet direkt në lëkurë ose të përzihet me vajra të tjera mbështetës si jojoba, vaj bajame e ëmbël, vaj avokado, vaj rozmarine, sherebele, agrumesh, borziloku etj. .
A është vaji i temjanit i sigurt?
Temjani është në përgjithësi i sigurt. Megjithatë, këshillohet një test së pari, për të parë nëse keni ndonjë ndjeshmëri ndaj këtij vaji.
Kur të merrni vaj temjani nga goja, është më mirë ta holloni me vaj ushqimor (si vaj kokosi), një lugë çaji mjaltë dhe një gotë me ujë të pastër.
Sidoqoftë, nuk rekomandohet gëlltitja e vajit për fëmijët e moshës gjashtë vjeç e poshtë. Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët mund të kërkojnë një vaj më të holluar. Mos harroni se jo çdo vaj temjani është përgatitur për përdorim të brendshëm. Dhe mos harroni të konsultoheni me mjekun përkatës, për përdorimin paralel të vajit të temjanit me mjekimet e tjera.
Nuk ka raportime për efekte të rënda anësore nga përdorimi i këtij vaji. Megjithatë, në raste të rralla, vaji i temjanit mund të shkaktojë skuqjen e lëkurës, shqetësime gastrointestinale si vjellje, dhimbje në stomak.
Vaji i temjanit mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes në njerëzit me çrregullime gjakderdhjeje apo që marrin antikoagulantë. Vaji i temjanit nuk është i rekomanduar për gratë shtatzëna, sepse mund të rrezikojë fetusin dhe nuk rekomandohet për njerëz shumë pleq.



















