10 % e pacientëve të prekur nga COVID-19, nuk e rifitojnë më nuhatjen dhe shijen që humbasin

0.9nuhatje.olfato 01593808289

Ekspertët thonë se disa pacientë me koronavirus që humbasin ndjesinë e shijes dhe erës, mund të mos e rifitojnë më.

Humbja e shijes dhe aromës njihet si një nga simptomat kryesore të Covid-19 së bashku me kollën e fortë e të vazhdueshme dhe temperaturën e lartë.

Hulumtimi i ri del në përfundimin se një në dhjetë pacientë që i humbasin këto ndjesi, mund të mbeten pa to.

Studiuesit i mblodhën të dhënat e tyre nga pacientët italianë dhe zbuluan se 49 përqind, e kishin rekuperuar plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes ose shijes pas shërimit nga virusi.

Kjo, ndërkohë që vetëm 40 përqind raportuan përmirësime ndërsa 10 përqind thane se simptomat e tyre ishin përkeqësuar.

Deri më tani nga koronavirusi nëpër botë kanë humbur jetën rreth 521,000 persona.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.