Te falesh te tjeret te shkeput nga stresi dhe semundjet

Forgviness

Njerëzit që falin më shpejt, mund ta përballojnë më lehtësisht stresin. Journal of Health Psychology tregon se falja e një individi ndikon pozitivisht në luftën kundër stresit dhe problemeve të tjera psikologjike.
Kërkuesit studiuan pasojat e një stresi shumëvjeçar në shëndetin mendor të një personi dhe se si ndikonte falja te ata, të cilët e praktikonin dhe ata që jo. Për të arritur qëllimin e tyre, ata morën në studim rreth 148 adoleshentë për të plotësuar pyetësorët, me qëllim që të përcaktonin nivelin e stresit.
Nuk ishte i pazakontë fakti që njerëzit më të ekspozuar ndaj stresit, zotëronin një shëndet fizik e mendor të përkeqësuar. Por, ata zbuluan se falja e vetes dhe e të tjerëve, do të hidhte hapa përparimtarë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të individëve.
“Statistikisht mund të arrihet edhe rezultati zero. Por rëndësia e këtij studimi qëndron në faktin se falja e shuan 100% lidhjen ndërmjet stresit dhe sëmundjeve mendore”, shprehet Loren Toussaint, professor i psikologjisë në Kolegjinë Luterian në Ioëa. “Nëse nuk ka tendencë ndaj faljes, pasojat e drejtpërdrejta të stresit ndikojnë negativisht në mirëqenien e individit.”
Edhe pse kërkimet psikologjike në këtë fushë mbeten akoma të paqarta, njerëzit duhet ta kuptojnë rëndësinë e të qenit më të hapur e më mirëkuptues me të tjerët, duke pranuar gabimet e tyre dhe të individëve që i rrethojnë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.