Lufta me COVID-19/ Eksperti i Oksfordit, vaksina ofron vetëm 1 vit mbrojtje

0.9vacina

Vaksina potenciale anti-koronavirus që po zhvillohet nga kompania farmaceutike anglo-suedeze AstraZeneca mund të ofrojë mbrojte për vetëm një vit.

Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i kompanisë për një stacion radioje në Belgjikë.

Kompania britanike i ka filluar tashmë provat klinike në njerëz për vaksinën, të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit. Një fazë testes në Britani është drejt përfundimin ndërsa ka filluar edhe faza e tretë e testeve klinike në njerëz.

“Ne mendojmë se vaksina do të ofrojë mbrojte rreth një vit,” u shpreh Pascal Soriot për transmetuesin Bel RTL.

AstraZeneca tha të shtunën se kishte nënshkruar kontrata me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Holandën për të furnizuar Bashkimin Evropian me deri në 400 milion doza të vaksinës së mundshme. Po ashtu, kompania ka bërë marrëveshje me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Nëse gjithçka shkon mirë, ne do të kemi rezultatet e provave klinike në gusht / shtator. Jemi duke prodhuar paralelisht. Nëse gjithçka shkon mirë, do të kemi mundësinë të shpërndajmë nga tetori,” shtoi Soriot.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.