Vitamina D lufton koronën/ Qeveria na mohon diellin tani që na duhet më shumë

0.3dielli1588954517

Gjithmonë e më shumë të dhëna sugjerojnë se pacientët me nivel të lartë të vitaminës D janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi i ri.

Sipas Daily Mail, një studim në Shtetet e Bashkuara zbuloi se pacientët me mungesa të vitaminës D kanë dy herë më shumë mundësi që të pësojnë komplikacione dhe të vdesin nga Covid-19.

Shkencëtarët thonë se studimi është paraprak dhe bëjnë thirrje për të tjera hulumtime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe vdekshmërisë nga virusi.

Vitamina D mund të depërtojë në trupin e njeriut nga disa ushqime si peshku apo kërpudhat. Po ashtu ajo prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen ndaj rrezeve të diellit.

Që në nisje të pandemisë, ekspertët bënë thirrje që njerëzit të ekspozohen ndaj diellit, ajrit dhe ujit për të forcuar imunitetin e tyre.

Ndërkohë një studim nga Universiteti Vrije në Amsterdam zbuloi se vendet me nivel të ulët të vitaminës D kanë vdekshmëri të lartë nga korona.

Kurse një studim nga Universiteti i Granadas zbuloi se nëse merret vitamina D, ulet deri me 50 përqind mundësia për infeksione në gjoks.

Kurse Shqipëria, një vend i pasur me diell dhe ujë, ka nisur muajin e tretë të izolimit, teksa njerëzve nuk u lejohet dielli dhe plazhi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.