5 superushqime qe i bejne shume mire shendetit

Atjuice

Disa njerëz nuk shohin asgjë të gabuar nëse jetojnë duke ngrënë patate të skuqura, birra, pica, dhe biftek të rastit. Por të ushqyerit e mirë është i rëndësishëm për të gjithë! Pavarësisht se shumë burra i bien shkurt kur vjen puna tek ushqimi, sipas disa studimeve shumë prej tyre kanë mangësi në dietat e tyre në kalium, fibra dietike, kolin, magnez, kalcium dhe vitamina A, D, E dhe C.

Për të marrë më shumë prej këtyre ushqyesve dhe për të qëndruar në peshën e duhur, pa vendosur kilogramë të tepërt, shtoni këta 5 superushqime në dietën tuaj:

1. Patatet
Shumë njerëz rrinë larg nga patatet, sepse mendojnë se ato janë thjesht karbohidrate pa vlera ushqyese. Por kjo nuk është e vërtëtë! Një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë gjeti se njerëzit që ndoqën një dietë me kalori të reduktuara që përfshinte patatet, humbën të gjithë në peshë gjatë një periudhe 12-javore. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur: Ajo që ka rëndësi është ulja e kalorive totale dhe jo ndërprerja e një ushqimi të veçantë. Një tjetër përfitim që marrim nga patatet është se ato janë një burim i madh i kaliumit. Në fakt, një patate mesatare me lëkurë përmban më shumë kalium se një banane. Kaliumi luan një rol kyç në kontrollin e presionit të gjakut (zvogëlon efektet e natriumit), në transmetimin e sinjaleve nervore dhe ndihmon kontraktimin e muskujve. Shumica e njerëzve kanë nevojë (por nuk janë duke marrë) rreth 4.700 mg kalium në ditë, kështu që merrni dhe hani një patate!

2. Thjerrëzat
Thjerrëzat nuk kanë shumë kalori dhe yndyrna, por përmbajnë shumë proteina dhe janë të mbushura me fibra dhe me kalium. Ato ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak dhe ndalin rrezikun për zhvillim të diabetit. Në fakt, një studim zbuloi se thjerrëzat ndikojnë në reagimin e sheqerit në gjak jo vetëm gjatë momentin kur i konsumojmë, por edhe në vaktin e mëvonshëm, katër orë më pas. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë zemrën. Studimet tregojnë se thjerrëzat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL (të keq), ulin rrezikun e sulmeve në zemër dhe inflamacionin në arterie. Një studim zbuloi se njerëzit që hanin thjerrëza 4 herë ose më shumë në javë kanë një rrezik 22% më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës në krahasim me ata që konsumonin thjerrëza më pak se një herë në javë.

3. Shalqini
Nëse doni diçka të lëngshme që do të mbrojë prostatën dhe zemrën tuaj konsumoni shalqi. Ky frut është i pasur me likopene, një nga antioksidantët më të mirë të studiuar në luftën kundër kancerit të prostatës. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që kanë nivele të larta të likopenit kanë rrezik më të ulët për kancer të prostatës. Ky antioksidant gjithashtu mund të rrisë shëndetin e zemrës. Dy komponimet në shalqi: citrulina dhe arginina ndihmojnë për një qarkullim të shëndetshëm të gjakut.
Sipas hulumtimit shalqini mund të ndihmojë edhe për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme UV, ndoshta duke ndihmuar të shmangni rrudhat poshtë syve. Shalqini është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C.

4. Çokollata e errët
Sëmundjet e zemrës vrasin 1 në 4 burra në SH.B.A., prandaj sigurohuni që të hani ushqime që e mbajnë zemrën të shëndetshme, siç është çokollata e errët. Disa lloje të çokollatës së errët përmbajnë komponime të dobishme të quajtura flavanole kakaoje, të cilat mund të ndihmojnë për të rritur qarkullimin e gjakut, për të zvogëluar mpiksjen e gjakut dhe presionin e gjakut, duke ulur rrezikun e të paturit sulm në zemër ose goditje në tru. Ju mund të konsumoni edhe pluhur kakaoje të paëmbëlsuar për të pasur të njëjtat përfitime.

5. Tumeriku
Nëse doni t’i bëni gjërat pikante (në kuzhinë), provoni tumerikun. Kjo erëz ka qenë prej kohësh një element kryesor i kuzhinës indiane dhe është përdorur edhe në mjekësinë tradicionale kineze dhe atë të hinduve për mijëra vjet. Hulumtimet modern kanë zbuluar se një kompleks që gjendet në tumerik, i quajtur kurkumin mund të jetë përgjegjës për përfitimet shëndetësore që ne marrim nga kjo erëz. Erëza ka veti anti-inflamatore të fuqishme, gjë që i ka bërë shkencëtarët të shqyrtojnë përdorimin e saj në sëmundje të ndryshme, duke filluar nga artriti reumatoid dhe psoriasisi deri tek problemet neurodegjenerative si sëmundja Alzheimer. 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.