SEKRETET E ALOE VERA-s

Aloe Vera për mua është mbretëresha e natyrës… Është padyshim bima më çudibërëse. Aloe përdoret në kura të ndryshme alternative, duke ofruar pastrim, forcim, rigjenerim dhe hidratim në thellësi. Aloe duhet bërë pjesë e përditshmërisë së çdo femre, pasi dobitë e saj janë vërtet të panumërta:
Aloe është ideale:
Për pastrim lëkure: Mjafton të përdorni një pikë xhel dhe lëkura juaj do të ndryshojë tërësisht. Brenda 30 minutave do të vëreni reduktimin e vijëzave të para përreth syve, buzëve dhe ballit.
Për hidratim: Aloe përmban shumë vitamina dhe enzima që ofrojnë hidratim të thellë lëkure. Përthithet menjëherë nga lëkura dhe ka aromë shumë të këndshme.
Për maskë flokësh: Pak para se të aplikoni kremin e flokëve, bëni masazh të lehtë në rrënjë me aloe vera, në këtë mënyrë, flokët do ta pranojnë më lehtë kremin zbutës. Gjithashtu, është vërtetuar se kontribuon në zgjatjen e shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve. Lerini preparatet farmaceutike dhe përdorni aloe.
Për shëndetin e gojës: Përdorni xhel që përmban përbërës aloe për dhëmbë, frymëmarrja juaj do të jetë e freskët dhe e pastër.



















