Ja vetitë e mrekullueshme të fikut 

figs25626

Fiku është një frut i këndshëm, i cili përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Gadishulli Arabik, veçanërisht pjesa jugore e tij, është i pasur me fiq, për shkak të tokës pjellore. Ky frut konsumohet i freskët, i tharë ose dhe i përpunuar në produkte të ndryshme.

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron dhe shmang aciditetin e trupit të njeriut. Ai përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër, fosfor, klor dhe magnez. Në 100 gr. fiq gjenden 270 kalori. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij dhe çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit deri në 70%.

Është i dobishëm për gratë shtatzëna, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm në mbrojtjen dhe shërimin e sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës dhe e mishit të dhëmbëve. Është vërtetuar shkencërisht se ekstrakti i fikut të thatë ndihmon diuretikët në pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll, fiku konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

Ja në cilat aspekte ndihmon fiku:
Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret lëngu i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim.

Për ulcerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Gjithashtu ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjirur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën. Fiqtë janë të mirë për nervat dhe më së miri ose më shumë efekt japin kur hahen me arra dhe bajame. Fiku kalon lehtë nëpër zorrë, prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet nga mukusi. Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike.

Ngrënia e fiqve të freskët pengon zhvillimin e urinës toksine, ndihmon në nxjerrjen jashtë të sedimenteve të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkave.

Megjithatë, ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave. Nga ana tjetër është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për këtë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobët, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë, kjo për vetë faktin se i jep organizmit forcë dhe nxehtësi.

Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove. Prandaj ky frut është shumë i mirë për t’u konsumuar sidomos në këtë periudhë ku fillon edhe prodhimi i tij. Pra kjo është koha e duhur për ta konsumuar.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.