5 ushqime që përmbajnë më shumë proteina sesa një bifte

ushqimeteshendet15156

Bifteku njihet nga të gjithë si një ushqim shumë i pasur me proteina. Kjo është e vërtetë, pasi ai përmban 28,4 gramë proteina për 100 gramë, por duhet të dini se ka ushqime të tjera që përmbajnë edhe më shumë proteina.

Më poshtë keni të renditura 5 nga këto ushqime. 

Mielli i sojës (20% proteina më shumë)
Mielli i pasur me proteina?! Patjetër. Mielli i sojës përmban 34 gramë proteina për 100 gramë. Përdoreni për të bërë ëmbëlsira dhe do të rrisni menjëherë konsumin e proteinave.

Gjeli i detit (20% proteina më shumë)
Ushqimi klasik i Vitit të Ri përmban më shumë proteina sesa pula, bifteku dhe mishi i derrit. 34 gramë proteina për 100 gramë, njësoj si mielli i sojës. E mira është që te hamburgeri të fusim mish gjeli.

Fileto derri (13% proteina më shumë)
Filetoja e derrit nuk ka dhjamë dhe përmban 27 gramë proteina për 100 gramë. Mishi i pjekur i derrit përmban edhe më shumë: 31 gramë për 100 gramë.

Gjoksi i pulës (13% proteina më shumë)
Ka shumë proteina dhe gjoksi i pulës shkon shumë me spinaq, proshutë djathë. Shumë e shijshme, por jo dhe aq e shëndetshme.

Tuna e freskët (13% më shumë proteina)
Zëvendësojeni biftekun me tuna të freskët, pasi ajo përmban 32 gramë proteina për 100 gramë. Edhe ajo e konservuara përmban më shumë proteina sesa bifteku. Edhe salmoni është një zgjedhje e mirë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.