ISHP: Mos e spërkat veten me alkool apo klor për të vrarë koronavirusin!

cleaning products t1584360575

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë rekomandime të tjera të rëndësishme lidhur me epideminë e koronavirusit dhe paralajmërime për shumë kujdes në disa raste. Dhe një prej tyre është kjo:

Pyetje: A mund që spërkatja me alkool apo klor në të gjithë trupin tuaj të shkatërrojë COVID-19?

Përgjigja e ISSH: "Jo! Spërkatja me alkool ose klor në të gjithë trupin tuaj nuk do të shkatërrojë virusin, që ka hyrë tashmë në trupin tuaj.

Spërkatja me substanca të tilla mund të jetë e dëmshme për sytë, gojën, mukozën, rrobat. Kini kujdes që alkooli dhe klori mund të jenë të dobishëm për dezinfektuar sipërfaqet, por ato duhet të përdoren nën rekomandimet e duhura.”

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.