7 perfitimet nga shalqiri

Nuk ka asgjë më freskuese sesa një fetë shalqi në një ditë të nxehtë vere. Ky frut është përmendur qysh në Testamentin e Vjetër dhe farat e tij janë gjetur në varrin e Tutankhamon-it në Egjipt në shekullin e dytë para Krishtit.
Më poshtë do të rendisim 7 përfitimet nga konsumimi i rregullt i shalqirit:
1.Parandalon kancerin:
Ky frut përmban sasi të larta të vitaminës C, beta-karoten, likopen. Këto anioksidantë të fuqishëm mbrojnë organizmin nga dëmet e radikaleve të lira. Kur radikalet e lira janë me tepri dëmtojnë ADN dhe mund të shkaktojnë kancer. Likopeni në shumë kërkime shkencore ka rezultuar efikas kundër qelizave kanceroze.
2.Përmbajtje e lartë me antioksidantë:
Një fetë shalqi ofron 21% të sasië së vitaminës C dhe 17% të vitaminës A që i duhet trupit. Gjithashtu është në gjendje të furnizojë edhe me një përqendrim të lartë të likopenit.
3. Forcon sistemin imunitar:
Përqendrimi i lartë i vitaminës C te shalqiri i jep shtysë sistemit tonë për t’i shndërruar qelizat e “bardha” në qeliza luftarake të forta.
4.Shton prodhimi tonë energjetik:
I pasur me vitamina të grupit B të cilat janë konsideruar vitaminat themelore për prodhimin e energjisë mes të cilave vitamina B1 dhe vitamina B6.
Shalqiri ka përqendrim të lartë të potasit dhe magnezit. Në verë këshillohet të shmanget përdorimi i produkteve farmaceutike që kanë përmbajte potasi dhe magnezi: mjaft të hamë fruta dhe perime të pasura me këto minerale sikurse është shalqiri.
5.Përmirëson shëndetin e zemrës:
Një kërkim i bërë në universitetin e Kentakit ka dëshmuar se konsumimi i shalqirit ka impakt pozitiv te arteriet. Disa minj laboratorësh janë ushqyer me lëng shalqiri dhe kanë rezultuar me akumulimin e më pak yndyrnave në arterie krahasuar me ata minj që janë ushqyer vetëm me ujë.
6.Është në gjendje të ulë presionin e gjakut:
Disa prej aminoacideve të pranishme te shalqiri ndihmojnë relaksimin e enëve të gjakut, që mund ta mbajnë presionin arterial në nivele normale.
7.Në ndihmë të shëndetit të syve:
Shalqiri ka një burim të madh luteine, një krotenoid i njohur për mbrojtjen e syve nga sëmundje të shumta që lidhen me moshën. Pra forcon shikimin dhe përmirëson sëmundjet e syrit që lidhen me plakjen sikurse degjenerimi makular dhe kataraktet.



















