Farat e kungullit, si t’i perdorim si ilac

FARAKUNGULLI

Farat e kungullit (Cucurbitae decorticatum Semen) mund të përdoren për qëllimne mjekësore, ashtu si edhe tuli. Edhe pse lënda vepruese e farave ende nuk është përcaktuar me saktësi, sipas të dhënave më të reja ajo ndodhet kryesisht në thelbin e farës dhe me pakicë në lëvozhgën e saj.

Ndërmjet përbërësve që njhen në farë takohen fitosterina, kukurbitoli, kukumarina, lecitina, sheqerna, proteina etj. Në sajë të këtyre përbërëse farat kanë veti helmuese kundër parazitëve të zorrëve (shiritit, askarideve dhe oksiureve).

Farat lehtësojnë jashtëqitjen e ujit nga organizmi. Në sajë të vetive të mësipërme, farat e kungullit këshillohen kundër parazitëve të zorrëve edhe te fëmijët (sepse nuk janë helmuese për njeriun), si dhe mjet që lehtëson urinimin, përshembull në rastet e hipertonisë së prostatës etj.

Përdorimi

200 deri në 250 fara të freskëta pa lëvozhga hahen ashtu siç janë ose në formë llape, pasi të përzihen me ujë. Dy orë pas ngrënies së farave këshillohet pirja e një doze vaj recini (1-2 lugë kafeje për fëmijët dhe 2-3 lugë gjelle për të rriturit).

Veprimi i farave me kalimin e kohës pakësohet prandaj duhen përdorur fara më të reja se njëvjeçare.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.