Kanella, 9 perfitime te mahnitshme per shendetin tone

KAnella

Përveç shijes së veçantë që i jep ëmbëlsirave, biskotave, frutave dhe pijeve, kanella ka edhe shumë përfitime për shëndetin tonë. Në fakt, në mjekësinë tradicionale kineze, kanella është përdorur për të luftuar ftohjet, të vjellat, viruset e zorrëve dhe dhimbjet menstruale. Ajo është një burim i mirë hekuri dhe kalciumi.

Ja disa nga përfitimet që merrni nga kanella:

1. Rregullon sheqerin në gjak
Një studim i publikuar nga revista mjekësore “Diabetes Care”, ka treguar me anë të testeve të kryera mbi njerëz me diabet të tipit 2, të cilëve u ishte dhënë një dozë ditore prej 6 gr. kanellë, që kanella ul sheqerin në gjak, trigliceridet dhe kolesterolin LDL ose kolesterolin e keq.

2. Antibakterial natyral
Ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helicobacter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak duke shkaktuar vjellje dhe urth të rëndë

3. Zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti
Në një studim të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, pacientëve që u kishin dhënë një gjysmë lugë çaji pluhur kanelle të kombinuar me një lugë gjelle mjalti çdo ditë para mëngjesit, konstatuan një lehtësim për dhimbjen e artritit, aq sa mund të ecin, pas një jave, pa asnjë shqetësim.

4.  Parandalon kancerin
Ajo mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit, sipas gjetjeve nga një studim i kryer në Universitetin e Teksasit, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer”. Një perspektivë e mirë, pra, për parandalimin e kancerit dhe sidomos për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

5. Ndihmon në problemet më kapsllëkun
Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qënë e pasur me fibra dietetike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.

6. Heq dhimbjen menstruale
Për dhimbjet menstruale, kur keni nevojë, provoni të hidhni një lugë çaji kanelle në një filxhan çaj të ngrohtë bimor. Do t’ju habisin rezultatet.

7. Aleate për të luftuar infertilitetin
Kjo erëz e mrekullueshme përmban një substancë natyrore të quajtur cinnamaldehyde, e cila, në bazë të disa studimeve, duket se rrit hormonin e  progesteronit dhe ul prodhimin e testosteronit tek gratë, duke ndihmuar keshtu balancimin e hormoneve.

8. Përmirëson kujtesën
Sipas disa kërkimeve, aroma dhe shija e kanellës janë nxitës në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye ajo duket një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për disa sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimer-it.

9. Ilaç natyral për dhimbjen e fytit
Kanella është një zgjidhje e shkëlqyer për dhimbjen e fytit. Në një ene zieni një filxhan ujë duke i shtuar 2 lugë mjaltë, 3 kanellë dhe pak piper. E lini për disa minuta dhe më pas e pini. Aroma djegëse në një minut do t’ju hapë të gjitha rrugët respiratore dhe vetia e saj antiseptike do të  reduktojë inflamacionin e fytit.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.