Kanceri i mëlçisë: Nëse i vëreni këto simptoma, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut!

Simptomat e kancerit të mëlçisë janë thellë të fshehura
Mëlçia është njëri ndër organet më të mëdha të trupit dhe merr një të tretën e rezervave të gjakut
Përbëhet nga segmenti i majtë dhe segmenti i djathtë, e vendosur nën brinjë dhe plotëson pjesën e sipërme të djathtë të abdomenit.
Mëlçia krijon tajitje e cila është e domosdoshme për tretje të ushqimit, prodhon enzima të cilat ushqimin e shndërrojnë në energji, është përgjegjëse për detoksikim, ruan glikogjenin dhe prodhon albumina të gjakut.
Sipas hulumtimit të fundit, kanceri i mëlçisë është i dhjeti për shpeshtësinë midis tumoreve malinje.
Çfarë është kanceri i mëlçisë?
Qelizat e shëndosha rriten, shumëzohen dhe i zëvendësojnë qelizat e vjetra tëcilat vdesin. Kur procesi malinj fillon, krijohen qeliza të reja të cilat në të vërtetë nuk i janë të nevojshme trupit. Ato krijojnë tumorin, i cili mund të jetë beninj apo malinj.
Tumoret malinje janë më të rrezikshme. Qelizat e kancerit sulmojnë dhe dëmtojnë indet përreth, ndërkaq sëmundja mund të jetë e rrezikshme për jetën. Ato nëpër trup përhapen direkt, nëpërmjet sistemi të qarkullimit të gjakut.
Mëlçia është organ në të cilin shpesh përhapen karcinomet e pjesëve të tjera të trupit, duke përfshirë edhe zorrën e trashë, mushkëritë dhe gjinjtë. Në atë rast fjala është për kancerin sekondar, jo për kacerin e mëlçisë si të tillë.
Cilat janë simptomat e kancerit të mëlçisë?
Kanceri i mëlçisë është i heshtur dhe në fazat fillestare nuk ka simptoma konkrete. Duke u rritur kanceri, mund të shkaktojë këto ndryshme:
Dhembje apo ndjenjë të pakëndshme në anën e djathtë të abdomenit të sipërm, ndërkaq dhembja mund të përhapet në shpinë dhe në shpatull të djathtë.
Ënjtje të anës së djathtë nën brinjë
Stomak të fryrë
Të vjella dhe humbje apetiti
Humbje peshe trupore
Dobësi dhe ndjenjë pafuqie dhe lodhjeje
Marramendje
Nëse keni edhe më të voglin dyshim se fjala është për këtë sëmundje patjetër konsultohuni me mjekun, i cili do t’ju udhëzojë në kontrolle të specializuara.
Shërimi
Kanceri i mëlçisë mund të trajtohet me operacion, hemoterapi, rrezatim. Zgjedhje e shërimit varet nga faza në të cilën gjendet kanceri
LEXO TE NGJASHME



















