Qumeshti me turmerik qe po cmend gjithekend

QUESHT1

Nëse nuk po e shihni turmerikun gjithandej, me siguri po jetoni në një guvë ose jeni person që rrini gjithmonë larg “trendeve”. Pjesa më e madhe e njerëzve tashmë e duan erëzën e shëndetshëm, vibruese dhe receta e sotme ka të bëjë me përgatitjen e një qumështi jo bumet me akull dhe të ëmbël. Receta origjinale kërkon qumësht arrash shqeme, turmerik të freskët dhe sheqer palme. Por nëse nuk gjeni do të paktën një përbërës, ja tre mënyra se si mund ta përgatisni ndryshe këtë pijë.
E thjeshtë
Në vend të sheqerit të palmës, përdorni ndonjë ëmbëltues të ujshëm, si mjaltë apo shurup panje (sheqeri i tavolinës nuk tretet mirë në të ftohtë). Përziejeni ëmbëltuesin në një gotë qumështi (edhe qumështi bulmet mund t’ua plotësojë dëshirat) me një lugë çaji xhenxhefil të grirë dhe lugë çaji turmerik. Përziejini bashkë dhe hidhni kuba akulli sipër.
E përmirësuar
Qumështi i arrave shqeme ka një përmbajtje si krem për shkak të yndyrave të larta, çka e bën dhe një zgjedhje më të mirë. Por ka dhe një të mirë tjetër: përzihet shumë mirë me disa pika limon. Nëse nuk gjeni qumësht arrash shqeme, mund të përdorni çdolloj qumështi tjetër vetëm kini para sysh se lëngu i ciruseve e pret qumështin bulmet. Përdorni ëmbëltuesin që dëshironi dhe xhenxhefilin së bashku me turmerikun e grirë.  Do të merrni shije ekstra nëse keni kardamom të grirë.
Fantastik
Shefi i njohur i bonappetit.com, Ricky Martinez e ka zhvilluar dhe më tej këtë recetë, duke përdorur përbërës të freskët. Përdorni 4 lugë çaji turmerik në 1 lugë çaji xhenxhefil për 1 gotë qumësht arra shqeme. Përziejini bashkë me lugë çaji lëng limoni dhe një majë gishtash kripë dhe kardamom. Lëreni të pushojë 5 minuta dhe më pas hiqni mbetjet e forta. Shërbejeni me akull ose copa limoni.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.