Perse India eshte vendi i ushqimit?

INDIAFOOD

Ushqimi dhe familja janë ndoshta dy obsesionet më të mëdha të Indisë. Për shumë indianë të ngrënit me familjen është një nga aktivitetet më të rëndësishme të ditës.

Si një vend që beson se ata që hanë sëbashku në familje qëndrojnë të bashkuar, vakti është një burim i fortë i lidhjes familjare. Një vakt indian në fakt është menduar gjithmonë të ndahet në pjata shumë të vogla. Secili ha pak nga të gjitha.

Many Chandra, një nga sipërmarrëset kryesore të guzhinës indiane thotë për BBC se vendimi i saj për të punuar në këtë industri ka të bëjë pikërisht me faktin e të rriturit në një familje të madhe dhe të ushyerit së bashku.

Cdo komunitet në Indi ka recetat, erëzat dhe teknikat e veta të gatimit. Në disa rajone dhe shtete ka një gjellë të përgjithshme, por me shije unike. Për vite të tëra India ka luftuar për ta shtrirë këtë traditë të ushqimit nëpër restorante.

Tashmë shefat indianë të guzhinës i kanë kaluar kufijtë shtetëror dhe pjatat e tyre po përhapen anemmbanë. Shefat e rinj janë inovatorë, por gjithmonë duke ruajtur gatimet origjinale indiane.

INDIAFOOD2

INDIAFOOD3

INDIAFOOD4

INDIAFOOD5

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.