Nje gote birre ne dite, ju mbron nga sulmet ne zemer

Një birrë në ditë, ose dy, mund t’ju mbrojnë nga sulmet në zemër, thonë shkencëtarët, shkruan The Independent.
Studiuesit italianë, kanë zbuluar se nëse pihet kjo sasi e birrës për çdo ditë, ju mund ta zvogëloni rrezikun e infarktit në zemër për 25%.
Sipas këtyre studimeve të Institutit Nurologjik Mesdhetar, të pirit e 330ml birrë në ditë, nuk e dëmton aspak shëndetin e një personi.
Birra mund ta mbrojë një njeri nga sëmundjet në zemër ashtu sikurse e mbron edhe të pirit verë të kuqe.



















