Ky është ushqimi më i konsumuar në botë

indian spices 1522819050 37662681578305477

Orizi i pranishëm në qindra varietete në menynë tonë të përditshme dhe shumë i dashur për çdo popull e kontinent mbetet ushqimi më i konsumuar në botë.

Përdorimi kulinar i kësaj bime barishtore (Oryza sativa), vërtetohet për herë të parë në Azi, ku tashmë konsumohet që prej 10,000 vjetësh dhe ende mbetet ushqimi kryesor për miliarda njerëz.

Pastaj, përmes Greqisë, orizi u përhap gjithashtu në Evropë, duke u vlerësuar për vetitë ushqyese dhe tretshmërinë e lehtë.

Përshtatshmëria ndaj territoreve dhe temperaturave të ndryshme ka siguruar sukses në çdo cep të botës.

Përveç orizit (dhe drithërave), midis ushqimeve më të njohura në mbarë botën, dallohen edhe makaronat dhe pica të cilat janë specialitete të Italisë por preferohen në të 5 kontinentet.

Image

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.