Ky është mëngjesi ideal për diabetikët

00.1mmengjesi201654325

Diabeti është një sëmundje kronike e cila mund të avancojë deri në verbëri, probleme të veshkave ose sëmundje koronare të zemrës. Në këto kushte, është shumë e rëndësishme që njerëzit me diabet të kujdesen për ushqimin që konsumojnë.

Për këtë arsye, ne duam t’ju tregojmë se cili është mëngjesi që diabetikët duhet të konsumojnë për të shmangur komplikimet e rënda shëndetësore.

Për të gjithë njerëzit mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por veçanërisht për diabetikët, sepse glukoza e tyre mbaron më shpejt.

Sanduiç me omëletë

Përbërësit: 2 feta bukë gruri, 1 vezë, djathë me yndyrë të ulët

Përgatitja:

Merrni 2 feta bukë gruri dhe lyejini me pak gjalpë. Ndërkohë, përgatisni një omëletë me një vezë dhe pak djathë me yndyrë të ulët.

Gatuajeni në një tigan me pak yndyrë për disa minuta. Vendoseni omëletën brenda fetave të bukës dhe është gati për t’u konsumuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.