Ata që i bëjnë më pak se 6 orë gjumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

ToddlerSleep 5a78a1ad119fa800377acdb7

Një studim i ri ka zbuluar se ata që flejnë më pak se 6 orë çdo natë janë dyfish më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Rezultatet e hulumtimit kanë zbuluar se individët me sëmundje ekzistuese si shtypja e lartë e gjakut apo tipi 2 i diabetit janë dyfish më të prirë të vuajnë nga sulmet fatale të zemrës ose të trurit nëse i bëjnë më pak se 6 orë gjumë gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Mungesa e gjumit gjithashtu lidhet me probleme të harresës, stres, disponim të ulët, me rritje të rrezikut për mbipeshë, diabet, me probleme respiratore, etj.

Studimi po ashtu ka zbuluar se mungesa e gjumit ua rritë shanset individëve me sëmundje të zemrës që ta zhvillojnë edhe kancerin.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në. “Journal of the American Heart Association”.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.