Keni fryrje barku? Ja ç’fshihet pas gjithë kësaj

Fryrja e barkut është një nga gjendjet më të shpeshta të shumë prej nesh, ku 10-30% e popullsisë botërore vuajnë sistematikisht prej saj. Menstruacionet ose konstipacioni janë vetëm disa nga shkaqet kryesore, por nëse situata në fjalë nis e bëhet kronike, pas saj mund të fshihet diçka edhe më e rëndë.
Probleme me mëlçinë, që mund të shkaktohen nga alkooli, hepatiti C apo kanceri.
-Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), e cila është një gjendje që prek kryesisht zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre, dhimbje barku dhe madje edhe fryrje.
-Diverticulitis është inflamacioni i qeskave të vogla të quajtura diverticula që zhvillohen përgjatë mureve të zorrëve.
-Një tjetër shkak mund të jetë kanceri në pankreas, stomak, zorrën e trashë, mitër dhe vezore
-Stresi- shëndeti mendor është drejtpërsëdrejti i lidhur me gjendjen në fjalë.
-Infeksion urinar, i cili shkakton urinim të shpeshtë, fryrje dhe dhembje barku.
LEXO TE NGJASHME



















