Ushqimi nordik, shembulli per shendet te mire

Nordic recipe food

Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë më i shëndetshëm se sa specialiteti i vendeve mediterane si (Italia, Spanja, Greqia). E pasur me proteina, acidet yndyrore omega-3 dhe antioksidues, dieta skandinave është e bazuar në mishin e peshkut, mishin e kuq pa yndyrë, perime me rrënjë, pemët me kokrra dhe bukës së thekur. Ngjashmëria e këtyre dy dietave është në atë se që të dyja përfshijnë konsumim të shtuar të peshkut, me atë në vendet nordike, përdoret më shumë mishi i troftës, salmonit, harengës dhe merlucit. Por, për dallim nga banorët e mediteranit, ku klima me diell mundëson kultivimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit të ullirit, skandinavët ushqimet e tyre i përgatisin me vaj rrepe. Ky vaj është treguar si burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E dhe përmban përqindje më të lartë të thartirës omega-3, se sa vaji i ullirit. Dy këto forma udhëheqëse të ushqyerit, prapë më së shumti varen nga lloji i mishit që përdorin. Derisa dieta mediterane kryesisht përfshin mishin e bardhë, si ai i pulës dhe i bibës, në dietën skandinave dominon mishi i kuq, pa yndyrë, i kafshëve të egra, siç është kaprolli. Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lope, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme, shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Ushqimi i yndyrshëm dhe kanceri i prostatës

Ushqimi i pasur me yndyra mund ta ndihmojë progredimin e karcinomës së prostatës, pohojnë hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit. Një studim, i cili i ka përcjellë disa meshkuj pas operacionit të prostatës në të cilën ka qenë e zhvilluar karcinoma, ka zbuluar se meshkujt të cilët konsumojnë sasi të madhe të yndyrave me anë të ushqimit, janë dy herë më shumë të rrezikuar për progredimin e sëmundjes pas ndërhyrjes kirurgjike. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të mos konsumohen ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave.

Shëndeti nga perimet

Lakra, lakra jeshile dhe perimet e tjera, të cilat kultivohen në kushte klimatike të ftohta, përmbajnë antioksidues që janë të favorshëm për shëndetin.

Patatet dhe boronicat e kuqe

Në vendet skandinave mishi dhe peshku më së shpeshti shërbehen me patate të ziera me marmelatë nga boronicat e kuqe të prodhimit shtëpiak.

Ushqime që gjenden lehtë

Ushqimi nordik është i bazuar në përbërësit natyrorë që kultivohen lehtë, edhe në kushte të klimës së ftohtë. Ushqimet nordike të ngopin për shkak të pranisë së drithërave. Në të ushqyer ju ngopeni më shpejt, çka ul rrezikun nga shtimi në peshë, thonë ekspertët e ushqimit.

Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lopë, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme-shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enët e gjakut.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.