KUJDES! Nëse nuk hani mëngjes rrezikoheni nga…

00.1mengjesi2154821987

Një person që nuk konsumon mëngjes, është më i rrezikuar të pësojë një goditje në zemër se sa një tjetër person që e konsumon atë. Njerëzit që shmangin ushqimin në mëngjes janë pothuajse dy herë më shumë të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, raportohet në studimin e publikuar në ‘Journal of the American College of Cardiology’.

Mungesa e vaktit të parë të ditës lidhet me ndryshimet e oreksit, presionin e lartë të gjakut dhe ndryshimet e dëmshme në nivelet e kolesterolit.

Të dhënat u grumbulluan nga më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mosha 40 deri në 75 vjeç dhe nxjerrin në pah historinë e sëmundjeve kardiovaskulare apo kancerit që kanë kaluar këta persona.

Personat e përfshirë në studim, të cilët nuk kishin konsumuar asnjëherë mëngjes, kishin një rrezik 87% më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që e konsumonin mëngjesin çdo ditë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.