Maske me oriz per nje lekure te gjalle e plot jete

orizmaskeperfytyren5484

Njerëzit kanë shitur shpirtin për rininë e përjetshme, pa e  ditur që atë mund të jua falte orizi. Është produkt bazë i dietës sonë ushqimore, por kemi menduar se i përket vetëm kuzhinës i gatuar në mënyra të ndryshme.

Maska e mëposhtme me oriz do të jetë receta e ardhshme që duhet të provoni. Orizi është i pasur me antioksidantë të cilët parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe ngadalsojnë preocesin e plakjes.  Orizi është përdorur gjithashtu në kulturën aziatike  si “medikament” për të shëruar irritimet e lëkurës dhe trajtimin e akneve.

Përbërësit e maskës

1 lugë qumësht

1 lugë mjaltë

2 lugë lëng orizi

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak ujë të ftohtë hidhni 3 lugë oriz.

Vendoseni në zjarr dhe lëreni deri sa orizi të fillojë të zbutet.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kulloni ujin veç nga orizi.

Në ujin që gatuat orizin shtoni një lugë qumësht dhe një lugë mjaltë.

Pasi të jetë formuar një masë jo më likuide aplikojeni në fytyrë.

Rekomandohet një herë në javë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.