Hiqni dorë nga 8 ushqimet e rrezikshme që ju formojnë dhjamin në bark

 food454565

Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave sot.Por shumë dhjam (ose trupi në formën e mollës) rrit riskun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh.Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë gjenetike, ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike.

Pjesa më e madhe e dhjamit rreth belit vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe atyre të pashëndetshme. Të jeni aktivë është çelësi i humbjes së dhjamit si dhe duhet kombinuar me një dietë të shëndetshme me bazë perimesh. Gjeni një aktivitet që ju pëlqen si ecja, çiklizmi, apo vrapimi.Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi. Kur flemë aq sa duhet ne djegim kalori. Studimet e fundit si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët kanë zbuluar se gjumi i pamjaftueshëm çon në shëndoshje.

Gjatë e gjumit ndikon tek oreksi si dhe tek prodhimi i shumë hormoneve dhe ka një rol të drejtpërdrejt mbi metabolizmin e trupit Për më tepër, u zbulua se personat që nuk flenë mjaftueshëm janë më të lodhur gjatë ditës dhe djegin pak kalori. Thuhet se 8 orë gjumë në natë ofron metabolizmin më të mirë. Disa të tjerë pranojnë se stresi është një pjesë e rëndësishme që ndikon në mënyrën se si hamë. Duhet të bëni disa sakrifica dhe të hiqni dorë nga 8 ushqimet e rrezikshme që ju formojnë dhjamin në stomak

1. Drithërat e përpunuara
Drithërat mund të jenë të shkëlqyera për shëndetin dhe sipas piramidës ushqimore ato zënë një pjesë tepër të rëndësishme në dietën tuaj. Ato mund të ulin riskun për sëmundje zemre dhe të rregullojnë sistemin e tretjes, duke ju ndihmuar në menaxhimin e peshës.Por nëse ju konsumoni drithërat e gabuara mund të shtoni në peshë. Drithërat e përpunuara si buka e bardhë, orizi i bardhë makaronat etj janë armiqtë e dhjamit në stomak, prandaj duhet t’i reduktoni ose më mirë të konsumoni drithëra integrale.

2. Pijet me sheqer
Pijet me sheqer janë armiqtë e shëndetit. Meqenëse janë në formë lëngu njerëzit nuk mendojnë se këto pije ndikojnë në formimin e dhjamit në zonën rreth barkut, sidomos pijet me gaz dhe lëngjet e kutive. Një shishe sprite apo coca cola mund të përmbajë mbi 200 kalori, ekuivalente me një cheeseburger. Ato gjithashtu shtojnë riskun për sëmundje zemre dhe diabet.

3. Vaj vegjetal dhe margarina
Ashtu sikurse dhe drithërat, vajërat janë të rëndësishëm për shëndetin, por vetëm nëse konsumoni llojin e duhur. Vajërat e përpunuar janë të mbushura me kalori që stomaku nuk mund t’i djegë, këto vajëra rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Vaji i ullirit, i susamit, i lirit, i arrës së kokosit janë të përshtatshëm për ditën tuaj dhe të shëndetshëm.

4. Yndyrnat nga prodhimet shtazore
Yndyrnat e shëndetshme nga arrat, peshku, apo nga farat mund të bëjnë mrekulli në shëndetin tuaj. Evitoni yndyrën që vjen nga mishi, gjalpi, dhe qumështi.

5. Ushqimet e skuqura
Ato janë të dëmshme pasi shtojnë riskun për obezitet dhe kancer. Ushqimet e skuqura jo vetëm që nuk kanë vitamina dhe minerale, por kanë në përbërjen e tyre kimikate tepër të dëmshme që shtohen si pasojë e procesit të skuqjes. Megjithëse nuk mudn të jetoni dot pa patatet e skuqura, përpiquni të hiqni dorë prej tyre nëse doni një bark të sheshtë

6. Alkooli
Alkkoli përmban sheqer e për pasojë shëndosheni. Po ashtu thuhet se edhe birra krijon fryrje barku.

7. Brumërat
Ëmbëlsirat, biskotat, byreku etj., janë të gjitha ushqime që çojnë në formimin e dhjamit të barkut. Evitoni sa më shumë ëmbëlsirat dhe brumërat.

8. Ushqimet me shumë kripë
Produktet me kripë i japin shije ushqimit duke bërë që të konsumojmë më shumë në sasi, megjithatë kripa është e rrezikshme për shëndetin pasi shkakton rritjen e tensionit të gjakut. Shumë produkte të gatshme apo gjysmë të gatshme përmbajnë shumë kripë.
Megjithatë, mënyra më e mirë për të evituar dhjamin e barkut është parandalimi i tij.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.