Ushqimet e shpejta ju shkatërrojnë memorien 

April 26 image 2

Eshte nje postulat i sterthene, por mund te themi se asnjehere nuk eshte e tepert qe te perseritet se konsumi i shpeshte i ushqimeve te shpejta, te skuqura demtojne te shëndetit tuaj fizik.E reja në këtë që po ju themi është se mund të jenë në dëm edhe të shëndetit tuaj mendor. Kërkimet e fundit janë rezultat i një ndjekjeje trevjeçare që u është bërë adoleshentëve të moshës 14 vjeç deri sa janë bërë 17.

U pa se ata që konsumonin vazhdimisht ushqime të shpejta, patate të skuqura, mish a pulë të skuqur, si dhe pije me gaz e sheqer, kishin reagime më të ngadalta, vëmendje jo të mirë, kujtesë e aftësi për të mësuar më të keqe se pjesa tjetër e grupit, e cila ishte ushqyer me fruta dhe perime.Performanca e këtyre të fundit ishte shumë më e mirë.

E dimë që nuk është gjithnjë e lehtë t’u prishni qejfin fëmijëve, duke mos i kënaqur me gjënë që duan të konsumojnë, por do të jetë më mirë për ta nesër.Ndihmojini të paktën në shtëpi duke i ushqyer shëndetshëm sepse përveç ushqimeve të shpejta, edhe ato që mund të hanë në shkolla a kopshte, mund të mos jenë më të mira.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.